Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammara Ziv, e ka falënderuar për mbështetje kryeministrin Albin Kurti. Ziv falënderimin e bëri në gjuhën shqipe.
“Ju faleminderit ngrohtësisht për mbështetjen tuaj të çmuar, Shkëlqesia Juaj, Kryeministër z. Albin Kurti”, ka shkruar ajo në X.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, në të cilin, siç tha ai, janë lëshuar rreth 200 raketa. Kurti u shpreh se mbështesin përpjekjet për arritjen e një armëpushim të menjëhershëm.