Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të pritet sot nga ora 09:30 nga homologu i saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier, përcjell albinfo.ch.
E para e vendit dje u prit nga ministrja gjermane, Annalena Baerbock, të cilën e njoftoi se integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës po e pengon presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Po ashtu, gjatë vizitës së saj në Gjermani, Osmani do të jetë folëse në sesionin “Dialogu i liderëve”, në kuadër të Berlin Global Dialogue, ku do të diskutohet tema “Rimendimi i qëndrueshmërisë – përgjigjja ndaj ndryshimeve gjeopolitike”.