Siç kemi shkruar tashmë, në Oerlikon të Cyrihut, një person deri më tani i panjohur ka sulmuar disa fëmijë në një çerdhe fëmijësh, me ç`rast ka plagosur tre nga fëmijët. Sipas të dhënave më të fundit, njëri nga fëmijët ka pësuar plagë të rënda ndërsa dy të tjerët, të mesme, transmeton albinfo.ch.
Lajmi më i ri që bëhet i ditur nga policia është se i arrestuari është një kinez 23 vjeçar.
Ndërkohë, siç tha një dëshmitare okulare, punonjëse në çerdhe, për “Züri Today”, kolegu i saj e ka mposhtur autorin e dyshuar, duke e rrëzuar për tokë. Pranë tij kishte një thikë, thotë ajo.
Më pas policia ka arrestuar të dyshuarin. Mësohet se personi i arrestuar është i mitur.
Në Oerlikonstrasse, disa dhjetëra metra larg zonës së rrethuar, banorët e një shtëpie janë detyruar të largoheshin nga ndërtesa.
Banorët aktualisht nuk lejohen të hyjnë në godinën e studentëve, thotë për 20minuten.ch një grua në vendngjarje. Ndonëse i ka treguar policisë të gjitha të dhënat e saj personale, ajo nuk u lejua të hynte në shtëpi. Policia ka nxjerrë banorë të tjerë nga ndërtesa.