Emailet mashtruese janë bërë shumë të zakonshme në Zvicër, ku shumë prej tyre pretendojnë se vijnë nga subjekte zyrtare.
Përpjekjet e fundit të tilla, të cilat dyshohet se vijnë nga kompania kombëtare hekurudhore SBB, u thonë marrësve që të përditësojnë të dhënat e tyre personale duke klikuar në një lidhje të dhënë; përndryshe, llogaritë e tyre do të bllokohen.
Mesazhi duket legjitim, pasi përfshin logon zyrtare të SBB-së, së bashku me akronimet e saj franceze dhe italiane – përkatësisht CFF dhe FFS, transmeton albinfo.ch.
SBB nxit këdo që ka marrë emaile të tilla t’i injorojë dhe t’i fshijë ato menjëherë, raporton thelocal.
Gjithashtu kujton se vetëm këto adresa i përkasin SBB-së: mailings@mailings.sbb.ch, noreply@sbb.ch, noreply@ffs.ch, noreply@cff.ch, service@sbb.ch, servizio@ffs.ch, dhe service@cff.ch.