Baleti Kombëtar i Kosovës ka performuar në Korenë e Jugut, në kuadër të festivalit Cheonan World Dance Festival.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Baletit Kombëtar të Kosovës, ku u njoftua se është interpretuar baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria”, transmeton albinfo.ch.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrulla Çeku ka reaguar në lidhje me këtë performancë.
“Baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria” prezantohet nga Baleti Kombëtar i Kosovës në Korenë e Jugut. Përfaqësim i shkëlqyer i balerinëve tanë në festivalin Cheonan World Dance Festival”, ka shkruar ai.

