Nesër, më 27 shtator, nga ora 18:00, në Cyrih do të hapet ekspozita “Gjuha e ngjyrave” e Mihrije Sadikut.
Ekspozita pritet të sjellë për publikun një koleksion të veçantë veprash, të cilat eksplorojnë ndërveprimin mes realitetit, ëndrrës dhe frymëzimit, transmeton albinfo.ch.
Sadiku ka marrë pjesë në shumë ekspozita personale dhe kolektive në vende të ndryshme, duke përfshirë Zvicrën, Gjermaninë, Suedinë dhe Kosovën.
Vendndodhja e ekspozitës: Winterhaldenstrasse 9, 5412 Gebenstorf- Zürich.