Pas një karriere në pozita të larta në OpenAI, shqiptarja e suksesshme Mira Murati ka njoftuar largimin e saj nga kompania.
Lajmin e ka publikuar në rrjete sociale ku ka falënderuar ekipin për besimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë udhëheqjes së saj.
Murati shkroi se ajo po largohet sepse dëshirln të krijojë kohën dhe hapësirën për të bërë eksplorimin e saj. “Për momentin, fokusi im kryesor është të bëj gjithçka në fuqinë time për të siguruar një tranzicion të qetë”, tha mes tjerash ajo.