Linja ajrore kombëtare do të vazhdojë të pezullojë fluturimet e saj drejt dhe nga qyteti izraelit deri më 14 tetor, tha ajo, përcjell albinfo.ch.
SWISS e ka marrë këtë vendim pas një rishikimi të mëtejshëm të situatës në Lindjen e Mesme, sepse “siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit është përparësia kryesore”.
Njoftimi erdhi vetëm pak kohë pasi linja ajrore kishte rifilluar fluturimet e saj për në Tel-Aviv në fillim të shtatorit, pasi i kishte pezulluar ato që nga fillimi i gushtit.