Kantoni Fribourg po paralajmëron njerëzit që të jenë të vetëdijshëm për oficerët e mundshëm të rrejshëm të policisë.
Është një problem në të gjithë Zvicrën frëngjishtfolëse, jo vetëm në Fribourg, transmeton albinfo.ch.
Kohët e fundit një burrë, i veshur me rroba të thjeshta, u shfaq në shtëpinë e një banori të moshuar – duke treguar një distinktiv të rremë.
Ai tha se i nevojitej kartela bankare dhe detajet e personit për t’u siguruar që paratë e tyre nuk ishin vjedhur.
Policia e vërtetë thotë se mashtruesit mund të jenë mirë të organizuar dhe bindës.
Këshilla e tyre është nëse keni ndonjë dyshim, kërkoni që të presin dhe të telefonojnë 117.
Nëse një telefonues thotë se është oficer policie – dhe ju bën presion për të bërë diçka që ju bën të mos ndiheni rehat, mbyllni telefonin dhe telefononi përsëri policinë e vërtetë. Një oficer i vërtetë policie nuk do të kërkojë kurrë para përmes telefonit.