Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur rreth Procesit të Berlinit, që për një dekadë po organizohet nga vendi që ai përfaqëson, përcjell albinfo.ch.
Për këtë ai u shpreh tejet krenar.
Diplomati gjerman tha se nga 2014-ta ky proces ka krijuar lidhje më të forta në mes të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
“Bashkë jemi të përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit dhe mbështetjen në rritje në Kosovë dhe krejt regjionin”, tha diplomati gjerman.