Nga viti 2025 Instituti Politeknik Federal në Cyrih (ETH), së bashku me shkollën simotër, EPFL, në Lozanë, do të trefishojnë tarifën e shkollimit për studentët ndërkombëtarë, përcjell albinfo.ch.
Rregullorja e re prek aktualisht rreth 6,000 studentë Bachelor dhe Master – rreth 28 për qind e të gjithë studentëve të ETH-së.
Sidoqoftë, shkolla nuk pret që tarifa më të larta t’i pengojnë studentët e rinj të regjistrohen në një universitet prestigjioz.
Sipas menaxhmentit të saj, ETH po gëzon një popullaritet në rritje jashtë vendit, veçanërisht në mesin e studentëve kinezë: pesë vjet më parë, 851 njerëz nga Kina studionin në universitet, por vitin e kaluar ky numër u hodh në 1,362 – një rritje prej 60 për qind – një prirje që është pritet të vazhdojë.