Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka qêndruar në Gjermani aty ka pranuar çmimin M100 për përkushtimin ndaj vlerave euroatlantike, lirisë e demokracisë.
“Në Gjermani, në shtetin tonë mik dhe në shtetin ku e kemi mërgatën tonë më të madhe, për ta pranuar Çmimin M100 për përkushtimin ndaj vlerave euroatlantike, lirisë e demokracisë”, shkruan mes tjerash Osmani duke shtuar se ky çmim është inkurajim për vazhdimin e rrugës përpara, për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe për një të ardhme me të mirë për qytetarët.