Trajneri i xhudos, Driton Kuka këtë të mërkurë ka shkruar për përgatitjet e medalistes olimpike, Distria Krasniqi.
Kuka ka thënë se ajo është duke u përgatitur për medalje të tjera.
“Kampione dhe Nënkampione Olimpike …Disi pas finales në Paris! Medalje e argjendtë me shkëlqim të artë. Disi po vazhdon rrugëtimin drejt LA2028. Duke ndjekur medaljen e 3 Olimpike”, ka shkruar trajneri Kuka.