Me iniciativë të inxhinierit të kompanisë së njohur të prodhimit të trenave Stadler Rail, Kushtrim Ajvazi, është realizuar një vizitë e Rrjetit të Inxhinierëve Shqiptarë në Zvicër AES në ambientët e prodhinit të trenave në St. Margrethen.
Mysafirë e AES-it janë pritur nga Dr. Sc. Sven Januszek, i cili informoi inxhinierët shqiptarë rreth punës dhe organizimit të kompanisë Stadler.
Inxhinierët shqiptarë e cilësuan këtë ngjarje si të paharrueshme dhe frymëzuese për ta.
„Ne patëm privilegjin të vizitojmë Stadler, një nga kompanitë më inovative të Zvicrës, e cila është e specializuar në prodhimin e trenave për tregjet e tërë botës.
Një falënderim e vlerësim të lartë dhanë për prezantimin e shkëlqyer të kompanisë, Sven Januszek dhe inxhinierëve shqiptarë të kompanisë Stadler në krye me Kushtrim Ajvazin.
Me çka u vlerësua si tejet dobiprurëse eksperienca e inixhinerëve dhe punëtorëve të shumtë shqiptarë që punojnë në nivele drejtuese në këtë kompani, për ngritjen dhe modernizimin e trenave dhe hekurudhave në Kosovë e Shqipëri. Në veçanti këtu është përmendur projekti i lidhjes së Kosovës e Shqipërisë përmës lidhjes hekurudhore.
Në këtë vizitë ka marrë pjesë edhe ambasadori i Republikës së Kosovës, Mentor Latifi.
Në fund të vizitës së reparteve të prodhimit të trenave, kompania Stadler kishte organizuar një pritje të ngrohtë me ushqim e embëlsira për inxhinierët shqiptarë.
Ndryshe, Rrjeti i Inxhinierëve Shqiptarë të Zvicrës është rritur dukshëm me inxhinierë të dëshmuar në kompani prestigjioze zvicerane, duke dhënë kështu kontribout të rëndësishëm në zhvillimin dhe faktorizimin e komunitetit shqiptar në Zvicër.

