Qytetarët zviceranë do të votojnë sot për „Iniciativën Familjare” të partisë zvicerane CVP, për lirim nga taksa të shtesave të fëmijëve dhe atyre të arsimit.
Pozicionimi: Iniciativa Familjare e CVP-së kërkon zbritje shtesë për familjet me fëmijë. Për këtë arsye kërkohet që shtesat për fëmijë dhe arsim në të ardhmen të lirohen nga tatimi në të ardhura.
Përkrahësit e iniciativës: CVP, SVP, EDU, EVP
Kundërshtarët: FDP, SP, Të Gjelbrit, BDP, GLP, shumë degë të partive kantonale të SVP-së, VPOD, drejtorët e Konferencës Kantonale të Financave.
Ditë më parë albinfo.ch ka vënë përballë njëri-tjetrit dy kandidatë shqiptaro-ziceranë për Parlamentin Nacional të Zvicrës: Arbër Bullakaj nga SP/PS dhe Blerim Bunjaku nga EVP.
Ata dalin me qëndrime të kundërta rreth “Iniciativës Familjare”.