Kosova ka debutuar në Lojërat Paraolimpike këtë verë në Paris.
“Moment historik” e ka quajtur Komiteti Paraolimpik paraqitjen e Kosovës në këto lojëra.
“Sportistët nga Eritrea, Kiribati dhe Kosova kanë përfaqësuar me krenari vendet e tyre. Këto vende kanë debutuar në Lojërat Paraolimpike në ‘Parisi 2024’”, ka shkruar Komiteti Paraolimpik Ndërkombëtar.
Të shtunën paraatleti Grevist Bytyqi përfundoi garën e tij në 1500 metra vrapim.