Ndërtesat e banimit të sapondërtuara në Cyrih dhe Bernë përbëhen kryesisht nga apartamente më të vogla, që do të thotë më pak hapësirë jetese për familjet.
Përqindja e banesave të sapondërtuara me më shumë se katër dhoma ra nga 79 në 42 për qind midis 2002 dhe 2022.
Numri i apartamenteve me dy dhoma, nga ana tjetër, u rrit nga 5 në 22 për qind, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Kjo prirje drejt banesave të vogla përkeqëson më tej mungesën e banesave, thonë ekspertët e pasurive të paluajtshme.