Federata e Futbollit e Kosovës të premten ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Kosova – Rumania, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Ndeshja e parë e “Dardanëve” në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, zhvillohet më 6 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe nis në orën 20:45.
Bileta më e shtrenjtë do të jetë ajo VIP që kushton 80 euro.
Në perëndim biletat do të jenë 20 euro. Nga 10 euro kushtojnë biletat në lindje, kurse në veri e jug, biletat kushtojnë nga 5 euro.
Kosova është në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë.
Biletat mund t’i blini në https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do