Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni priti në takim kryesuesit e Konferencës Zvicerane të Shefave të Policisë.
Me këtë rast u diskutua për marrëdhëniet ndërshtetërore në të gjitha fushat, si dhe për bashkëpunimin në mes të policive të dy shteteve, në shkëmbimin e informatave për rastet të ndryshme ku janë përfshirë të dy policitë, njofton kumtesa ministrore, bëhet e ditur në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e brendshme kosovare .
Ministri Hyseni kërkoi nga Konfederata Zvicerane që të ndihmojë në anëtarësimin e Policisë së Kosovës në Interpol.
Në anën tjetër, shefat e policisë zvicerane i premtuan ministrit Hyseni angazhim të plotë në përkrahjen e Policisë së Kosovës në mënyrë që të ngrihet niveli i sigurisë në Kosovë dhe rajon.