Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, drejtori i CIA-s, William Burns, tashmë ka arritur në ambientet e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës.
Para vizitës në Prishtinë, Burns qëndroi në Sarajevë, e më pas edhe në Beograd, transmeton albinfo.ch.
Në këto vende ai është takuar me shefat e Agjencive të Intelegjencës të këtyre shteteve.
Deri më tani nuk është bërë e ditur për temat specifike që janë diskutuar dhe do të diskutohen në takimet e ardhshme.