Rafael Shehi, një artist i ri me talent të jashtëzakonshëm, do të prezantojë ekspozitën e tij personale.
Ekspozita do të jetë e hapur :
11 shtator 2024, ora 17:30,
MJC Saint Just, 69005 Lyon
Kjo ekspozitë është një dëshmi e vullnetit dhe pasionit të një artisti të ri që vazhdon të na frymëzojë me punën e tij të mrekullueshme, transmeton albinfo.ch.
Gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të vizituar me fëmijët dhe për të parë nga afër punën e një artisti të ri që është një shembull frymëzimi për të gjithë.



