Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin zviceran, përkatësisht në ndeshjen e Kupës së Zvicrës mes Zug dhe Zurichut.
Zurichu fitoi 2:0, ku sulmuesi shqiptar, Labinot Bajrami, u inkuadrua në fushë në minutën e 60-të dhe vetëm pas 19 minutave lojë është larguar nga trajneri Ricardo Moniz.
Zëvendësimi i Labinotit nuk i ka pëlqyer aspak babait të tij që ishte në tribuna, transmeton albinfo.ch.
Babai i sulmuesit kosovar me pasaportë zvicerane ka fyer fillimisht trajnerit Muniz dhe pastaj e ka gjuajtur atë me çadër, gjë që bëri të ndodhë një kaos në fushë.
Pas disa minutash diskutimi, në të cilin u përfshi edhe presidenti i klubit, Ancillo Canepa, ndeshja vazhdoi.
Ishte i pari i klubit bardhekaltër, i cili qetësoi situatën fillimisht në fushë me trajnerin dhe pastaj edhe në tribuna.
Ka ardhur edhe një reagim nga faqja zyrtare e Zurichut që ka dënuar fuqishëm ngjarjen dhe ka paralajmëruar veprime ligjore.