Të paktën 23 persona janë lënduar pranë Lajpcigut në Gjermaninë lindore, pasi dy gondola të një lodre morën flakë në një festival muzikor.
Sipas autoriteteve, zjarri filloi në një gondolë dhe u përhap në të dytën, teksa katër persona kanë pësuar djegie dhe një ka pësuar lëndime nga rrëzimi. Të tjerët, përfshirë reaguesit e parë dhe të paktën katër oficerë policie, do të ekzaminoheshin në spital për thithjen e mundshme të tymit, raporton agjencia e lajmeve “dpa”.
Incidenti ndodhi në festivalin e Highfield, në liqenin Stormthaler, pranë Leipzig. Policia po heton për shkaqet e zjarrit, transmeton albinfo.ch.