Skip to content

Alketa Rama nënshkruan kontratën profesionale me Zurichun

Zurich te femrat ka njoftuar se Alketa Rama ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin zvicerane, përcjell albinfo.ch. Ajo do të jetë pjesë e klubit deri më 2027, thuhet në faqen e Facebook-ut. Rama i ishte bashkuar Zurichut në vitin 2016, si 13-vjeçare, derisa që atëherë ka kaluar në çdo grupmoshë të klubit, deri te ekipi […]

Zurich te femrat ka njoftuar se Alketa Rama ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Ajo do të jetë pjesë e klubit deri më 2027, thuhet në faqen e Facebook-ut.

Rama i ishte bashkuar Zurichut në vitin 2016, si 13-vjeçare, derisa që atëherë ka kaluar në çdo grupmoshë të klubit, deri te ekipi i parë.

Alketa Rama është vajza e legjendës së futbollit zviceran, Milaim Rama, derisa ajo ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, duke zhvilluar dy ndeshje.