Sot, në varrezat e fshatit Klinë e Ulët të Komunës së Skenderajt është varrosur Faton Hajrizi teksa në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë familjarët, miqtë e tij dhe një numër i madh qytetarësh.
Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më datën 6 korrik dhe ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.
Më 18 korrik, mediat serbe raportuan për vrasjen e një polici serb në Loznicë dhe autoritetet në Serbi e shpallën në kërkim Faton Hajrizin, si të dyshuarin kryesor, transmeton albinfo.ch.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë më 19 korrik njoftoi se pas një kërkim intensiv për Faton Hajrizin, ai është gjetur dhe vrarë.
Dy javë pas vrasjes, orët e para të së premtes, trupi i pajetë i Faton Hajrizit mbërriti në Kosovë, ku edhe u kry autopsia nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.