Linja ajrore SWISS ka zgjatur pezullimin e fluturimeve për Tel Aviv dhe Bejrut.
Shërbimi nga Zvicra për të dy qytetet do të pezullohet deri më 13 gusht, pra një ditë më vonë se data e mëparshme, përcjell albinfo.ch.
Anulimi fillestar do të ishte në fuqi deri më 8 gusht, por shqetësimet për një përshkallëzim ushtarak në Lindjen e Mesme nxitën vendimin e linjës ajrore për të ndaluar fluturimet drejt Izraelit dhe Libanit për më gjatë se sa ishte planifikuar fillimisht, shkruan thelocal.
Pasagjerët e prekur do të kontaktohen nga SWISS dhe do të kenë mundësinë ta shtyjnë udhëtimin e tyre për një datë të mëvonshme pa pagesë ose të marrin një rimbursim të plotë.