Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në vendkalimet kufitare.
Sipas të dhënave të fundit, pika kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë, vazhdon të jetë më e ngarkuar edhe gjatë ditës së sotme. Qytetarët po presin më shumë se një orë për të dalë nga Kosova.
Gjithashtu, në pikat e tjera kufitare, Kullë dhe Merdar, raportohet për kolona, kryesisht në dalje.
Vendkalimet e tjera kufitare janë më të qeta dhe nuk raportohet për kolona apo pritje të qytetarëve.