Në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë kanë filluar të krijohen kolona të automjeteve dhe pritje të gjata të bashkatdhetarëve që po kthehen nga pushimet në Kosovë.
Në raportin e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të mëngjesit të sotëm (ora 08:15), bëhet e ditur se në vendkalimin kufitare në Merdar po pritet deri në 60 minuta për të dalë nga Kosova.
Pritje për të dalë nga vendi ynë ka edhe te Dheu i Bardhë, ku bashkatdhetarët po presin deri në 20 minuta.
Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 03-05 minuta për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova.