Lufta në Kosovë, përveç shumë dëmeve si nga ana ekonomike, ashtu edhe në njerëz, pati shkaktuar edhe ikje të shumta të shqiptarëve nga vendlindja e tyre, transmeton albinfo.ch.
Rasti i njëjtë është edhe i këtij mërgimtari, i cili gjatë vitit 1999 mori rrugën për kurbet për shkak të situatës së rënduar në Kosovë.
Amerika ishte vendi ku ai së bashku me familje u vendosën për të jetuar.
Në fakt, që nga ikja, për 25 vjet me radhë nuk e kishte vizituar vendlindjen e tij, Kosovën.
Ani pse 25 vjet pa ardhur në Kosovë, mërgimtari nga Amerika ka fjalë të mira për Kosovën dhe shprehet i gëzuar që do t’i takojë familjen e tij.
Për më shumë – Video