Pas një qarkullimi në shumë qytete të Zvicrës, nga 3 marsi (e martë) ekspozita e fotografive “Besa” do të jetë e pranishme edhe në qytetin e Zvicrës lindore, St. Gallen.
Kjo ekspozitë, përmes fotografive të saj dëshmon një të vërtetë historike, atë të shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri dhe të sakrificës që kanë bërë shqiptarët për t`i shpëtuar ata nga ndjekja naziste.
Sikurse edhe në aktivitetet tjera të deritashme, edhe në këtë në St. Gallen, krahas vetë ekspozitës do të ketë edhe një varg aktivitetesh shoqëruese, si shfaqje filmi, debate, koncerte etj.
Për më shumë, lexoni dokumentin bashkëngjitur.