Shoqata HIKöDe nga Austria përmes një donacioni të cilat i janë dedikuar OJQ-së Handikos në Gjilan ka dhuruar pajisje medicinale për këtë kategori të shoqërisë.
Procedurat e nevojshme administrative dhe profesionale të pranim-dorëzimit të donacionit, janë kryer përmes Zyrës së Kryetarit Alban Hyseni dhe Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, njofton komuna e Gjilanit.
Ndër të tjera, donacioni përfshin karroca për invalidë, shtretër mekanikë, dyshekë për shtretër dhe karrika toaleti.
“Falenderojmë shoqatën HIKöDe për mbështetjen dhe ndihmën e çmuar për qytetarët e komunës sonë”, thuhet në njoftim.