Nëntë garues e kanë përfaqësuar Kosovën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, teksa u kthyen me dy medalje olimpike.
Xhudistja Distria Krasniqi ka arritur të marrë medaljen e argjendtë, pasi në finale u mposht nga xhudistja uzbeke, Diyora Keldiyorova.
Medalja e dytë për Kosovën ishte e bronztë, ndërsa e ka arritur Laura Fazliu, pasi mposhti xhudisten kroate, Katarina Kristo, përcjell albinfo.ch.
Xhudistja Nora Gjakova është mposhtur në rundin e parë të kategorisë deri në 57 kilogramë, nga mongolezja Lkhagvatogo.
Akil Gjakova u mposht në garë për të bronztën nga japonezi Soichi Hashimoto.
Loriana Kuka gjithashtu është mposhtur dhe me këtë rast i dha fund karrierës së saj si xhudiste.
Boksierja Donjeta Sadiku, ndonëse e fitoi luftën e parë, pasi mposhti tajlandezen Thanaya Somnuek, ajo u mposht nga boksierja kolumbiane, Paola Angie Valdes Pana.