Në natën e fundit të festivalit Sunny Hill ka performuar DJ i njohur francez, DJ Snake.
“Kosovë, ngriti duart lart në qiell! Duartrokisni. Kjo është hera ime e parë në Kosovë”, ka thënë ai derisa ka interpretuar “I don’t trust nobody”.
Ai është ngjitur majë skenës dhe ka bërë simbolin e shqiponjës.
E ka interpretuar edhe ikonikën e muzikës elektro, “Turn down for what”,
Ai ka luajtur ritmet e muzikës tradicionale palestineze. Pastaj ka thirrur: “Free Palestine!”
“Kosovë, ju dua. E humba zërin mbrëmë, por sonte do t’u jap gjithçka”, ka thënë ai me zërin e shterur. Ka miksuar këngët “Taki taki”, “All i need” e “Lean on”, duke i dhënë fund magjisë së festivalit katërditor, më të madhin në rajon.
DJ Mygal nga Madridi ka sjellë një set interesant në natën finale të “Sunny HIll Festivalit”.
Si në netët e kaluara ylli shqiptar, Dua Lipa ka qenë e pranishme në Bërnicë të Poshtme në lokacionin e ri të festivalit.