Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rregulloren për regjistrimin dhe votimin për votuesit jashtë Kosovës.
Kjo rregullore e përcakton mënyrën e regjistrimit për të votuar nga jashtë Kosovës dhe detaje të tjera.
“Sipas KQZ-së, kjo rregullore përcakton mënyrën e regjistrimit për të votuar nga jashtë Kosovës, pranimin dhe evidentimin e dërgesave postare, procedimin dhe vlerësimin e aplikacioneve të pranuara përmes postës dhe platformës elektronike, procesin e konfirmimit dhe kundërshtimit, votimin përmes postës, vlerësimin e dërgesave postare të pranuara përmes postës dhe votimin në përfaqësi diplomatike”, ka thënë për KOHËN zëdhënësi për media i KQZ-së, Valmir Elezi.