Bëhet e ditur se në mesin e 128 sportistëve të Zvicrës që do të paraqiten në Lojërat Olimpike në Paris, janë plot 67 sportistë që në të njëjtën kohë janë edhe ushtarë, përcjell albinfo.ch.
Blick shkruan se këta sportistë përkrahen nga programe të ushtrisë për sportin elitar. Përkrahen për stërvitje dhe gara.
Sportistë të tjerë do të rekrutohen në programin e ushtrisë, duke nisur nga tetori.
Aktualisht më shumë se gjysa e delegacionit të Zvicrës është e përbërë nga sportistë që zyrtarisht janë edhe ushtarë. Numri është rritur shumë në krahasim me Olimpiadën e kaluar.