Rreth 30 postime propagandistike në internet për milicinë terroriste “Shteti Islamik” kanë sjellë një kosovar në Gjykatën e Landit të Salzburgut, ku procesi ndaj tij do të fillojë të martën. 28-vjeçari thuhet se e ka quajtur veten “shërbëtor i Allahut” dhe është prezantuar në internet me një përshëndetje myslimane, transmeton albinfo.at.
Sipas zyrës së prokurorit publik, i pandehuri thuhet se ka kryer propagandë për këtë grup në internet dhe për këtë arsye ishte në paraburgim për dy javë dimrin e kaluar.
Si shembull, sipas aktakuzës, kosovarit i pëlqente të paraqitej me gishtin tregues të ngritur, shkruan orf.at. Kjo përshëndetje myslimane është shndërruar nga xhihadistët në “gishtin e IS”-it. Ai gjithashtu, postimet e tij në internet, ku shfaqeshin edhe imazhe propagandistike të IS-it, i shoqëronte me këngë luftarake dhe lavdërime për Luftën e Shenjtë.
Pavarësisht një bastisjeje në shtëpinë e tij në Pongau, kosovari thuhet se ka vazhduar të kryejë propagandë për IS-in, transmeton albinfo.ch. Këto akuza për përfshirje në një grup terrorist dhe organizatë kriminale janë të rënda. Nëse shpallet fajtor, 28-vjeçari mund të dënohet deri në dhjetë vjet burgim.