Për shkak të punëve të mirëmbajtjes në shina, një numër i trenave ndërmjet dy kantoneve do të anulohen nga sot deri më 14 gusht, raporton thelocal.
Kompania kombëtare e hekurudhave zvicerane (SBB) nuk specifikon se cilët trena do të ndikohen.
Megjithatë u është rekomanduar njerëzve që planifikojnë të udhëtojnë në atë rrugë në tri javët e ardhshme të konsultohen me orarin online ose në aplikacionin SBB, përcjell albinfo.ch.