Fluturimet nga aeroportet zvicerane dhe gjermane për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, janë shtyrë.
Fluturimi nga Frankfurti për Prishtinë, i planifikuar të arrijë në orën 15:40, është shtyrë për 16:30.
Gjenevë – Prishtinë, aterimi që planifikohej në orën 15:55, është shtyrë për 17:30, raporton albinfo.ch.
Arsyeja e kaosit të vonesave dhe anulimeve deri më tash raportohet të jetë kolapsi i mbrëmshëm që ka përfshirë shumë vende të botës, duke ndikuar tek linjat ajrore, supermarketet dhe disa nga kompanitë më të rëndësishme në botë.
Tabela e plotë e orarit të fluturimeve që shfaqet për momentin në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”:
