Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof, përcjell albinfo.ch.
Osmani ka njoftuar se me kryeministrin holandez kanë diskuar për forcimin e partneritetit midis dy shteteve.
“Diskutim përmbajtësor me kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof, për forcimin e partneritetit midis Kosovës dhe Holandës, si dhe për rëndësinë e avancimit të rrugës së Kosovës drejt institucioneve euroatlantike dhe anëtarësimit në organizata të tjera ndërkombëtare”, ka thënë presidentja Osmani.
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1023913819093157?ref=embed_post