Flori T., është arrestuar nga policia e Vlorës në Shqipëro pasi ka goditur me helikën e gomones një 60-vjeçar, i cili është po merr mjekim në Tiranë.
42-vjeçari banues në Vlorë, u arrestua për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë (13 korrik) në vendin e quajtur si ‘Shën Jani’ në gadishullin e Karaburunit. 60-vjeçari sipas gazetarëve pëfundoi me këmbën e prerë dhe u dërgua me heikopter në Tiranë.
Policia tha se ai kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli. (Nuk kemi të bëjmë me zonë plazhi).
“Mjeti lundrues gomone u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.