Dy linja kontrolli sigurie në aeroportin e Cyrihut janë pajisur me teknologjinë e re CT për përdorim në pikat e kontrollit të sigurisë së pasagjerëve, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa skanerët prodhojnë një imazh tredimensional të përmbajtjes së bagazheve, duke thjeshtuar zbulimin e mallrave të rrezikshme, ata eliminojnë nevojën që udhëtarët të shpaketojnë pajisjet elektronike dhe lëngjet në pikat e kontrollit të sigurisë.
Megjithatë, rregullat e lëngjeve me një madhësi maksimale të kontejnerit prej 100 mililitra do të mbeten në fuqi deri në njoftimin e mëtejshëm.
Pajisjet e reja do të testohen gjatë disa muajve të ardhshëm.