Ndonëse pritshmëritë ishin shumë më të larta, sezoni turistik edhe në plazhin e Velipojës ka nisur me më pak turistë se sa vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Pushuesit nga Kosova vijojnë të mbeten besnikë, ndonëse janë më të paktët, ndërsa vihet re më shumë mungesa e të huajve.
Operatorët turistikë shpresat i kanë pas datës 15 korrik, ndërsa thonë se gushti është i rezervuar.
Pushuesit tregojnë se në Velipojë gjejnë gjithçka. Nga qetësia e pastërtia, ndërsa shprehen se një pjesë e çmimeve kanë pësuar rritje.
Më pak turistë se sa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë rezultojnë edhe për turizmin malor, ndërsa si shkaktar, operatorët turistikë konsiderojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike gjatë fundit të qershorit dhe Kampionatin Europian të futbollit.
Ndërsa edhe te vendet e tjera është raportuar rënie e turistëve nga Kosova, përveç fudjavave.