Variantet e reja të Covid, KP.2 dhe KP.3, po qarkullojnë në gjithë vendin, duke bërë që numri i rasteve të rritet, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, numri i rasteve të rënda mbetet i ulët dhe nuk planifikohen masa të reja.
Zëdhënësi i Zyrës Federale për Shëndetin Publik, Simon Ming, ka thënë se arsyeja e rritjes së infeksioneve është se imuniteti i fituar nga infeksionet e mëparshme zvogëlohet me kalimin e kohës, shkruan thelocal.
“Një faktor tjetër janë variantet e reja të virusit. Ata kanë mutacione që i lejojnë ata të anashkalojnë më mirë sistemin imunitar ekzistues”, ka thënë ai.