Pas 109 minutave në bankën rezervë, Xherdan Shaqiri është futur në lojë. Shaqiri e ka zëvendësuar Embolon, i cili ka shënuar golin e parë të ndeshjes së sotme.
90 minutat e ndeshjes çerekfinale Zvicër – Angli, kanë përfunduar pa fitues.
Koha e rregullt e ndeshjes, që po zhvillohet në kuadër të EURO 2024, ka përfunduar me rezultat 1:1, transmeton albinfo.ch.
Në minutën e 75-të, Breel Embolo ka shënuar golin e epërsisë për Zvicrën, teksa pesë minuta më pas, Bukayo Saka ka shënuar për Anglinë duke barazuar rezultatin.