Me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka dërguar letër presidentit amerikan, Joe Biden.
Në 248 vjetorin e pavarësisë, Osmani i falënderoi liderët amerikanë që qëndruan me Kosovën, pavarësisht linjave partiake, raporton Albinfo.ch.
Ajo me këtë rast kujtoi edhe fjalët e Martin Luther Kingut.
“Kontributi i SHBA-së për lirinë e Kosovës është mishërimi më i vërtetë i fjalëve të Martin Luther King-ut: “Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”, tha Osmani./Albinfo.ch/