Pas kualifikimit të Zvicrës në çerekfinalen e EURO 2024 për mediat e huaja ka folur kapiteni i helvetikëve, Granit Xhaka.
Ai tha se italianët ishin të frikësuar.
“Ne kemi treguar gjithë vlerën tonë dhe nuk duam të ndalemi këtu. Kundër Italisë fituam para se të fillonim. Ata u dukën po aq të frikësuar sa ne në vitin 2021 Olimpico të Romës”, tha Xhaka.