Në Dortmund nga ora 21:00 ka filluar ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës.
Ndeshja e cila po zhvillohej për një vend në çerekfinale është pezulluar si pasojë e kushteve atmosferike.
Stuhitë, reshjet e mëdha të shiut dhe kërcënimet për ndonjë goditje të rrufeve në fushë, kanë bërë që ndeshja të pezullohet.
Deri në mometin e ndërprerjes së ndeshjes, rezultati ishte 0-0, transmeton albinfo.ch.
https://twitter.com/PushGoals/status/1807138485582914015