Të premten pasdite, Skyguide përjetoi probleme me IT-në, prandaj të gjitha ngritjet në aeroportin e Cyrihut janë pezulluar teksa uljet janë prekur vetëm pjesërisht.
Aktualisht nuk ka avionë që ngrihen nga aeroporti i Cyrihut, transmeton albinfo.ch.
Lajmi është konfrimuar nga Skyguide: “Të dhëna të rëndësishme mungojnë në planet e fluturimit”, tha zëdhënësi i mediave për 20 mminuten, teksa shtoi se aterimet janë ulur për 50 për qind.
Ndryshe, më 15 qershor 2022 ka ndodhur një parregullsi e madhe e Skyguide. Për shkak të një ndërprerësi me defekt, aeroporti dhe hapësira ajrore duhej të mbylleshin plotësisht për pesë orë.