Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të TikTok-ut në të gjitha institucionet publike, përcjell albinfo.ch.
Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë, e cila ishte e 211-ta me radhë.
Aty u tha se ndalimi i TikTok-ut është bërë me qëllim të eliminimit të rreziqeve të sigurisë kibernetike nga përdorimi i këtij rrjeti social.