Në seancën e sotme, Parlamenti i Spanjës ka votuar kundër propozimit të grupit parlamentar katalunas “Junts” për njohjen e Kosovës.
Tre grupet më të rëndësishme parlamentare në Dhomën e Ulët kanë qenë kundër nismës për njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Nga 345 deputetë që kanë votuar, vetëm 25 deputetë e kanë mbështetur nismën, 293 kanë votuar kundër dhe 27 kanë abstenuar.